Kinezi më i pasur në botë: Isha më i lumtur kur fitoja 12 dollarë në muaj

0
17

Jack Ma, themeluesi i kompanisë Alibaba, është kinezi më i pasur dhe një ndër njerëzit më të pasur në botë. Ai ‘peshon’ 25 miliardë dollarë.Megjithatë, Ma thotë që ishte i lumtur – madje më i lumtur se tash – kur ishte mësues anglishteje në një universitet në Kinë dhe fitonte 12 dollarë në muaj. Me këtë punë ai kishte jetuar.

Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-54-06-f3965d67

Pas diplomimit më 1988 në Hangzhou të Kinës.Ai thotë që arsye për këtë është fakti që me pasurinë e madhe vjen edhe niveli i njëjtë i përgjegjësisë, që nuk ekziston kur nuk paguheni shumë.Periudhën kur është paguar fare pak ai e përshkruan si më të lumturën në jetën e tij, kurse thotë që kur mblodhi pasuri prej 10 milionë dollarësh, bashkë me to erdhën edhe telashet.

“Nëse keni më pak se 1 milion dollarë, ju e dini se si t’i shpenzoni, ndërsa kur bëheni miliarder ato më nuk janë vetëm paratë tuaja. Paratë që kam sot janë përgjegjësi, është besimi i njerëzve ndaj meje”, thotë Ma, që udhëheq kompaninë Alibaba, ndër më të suksesshmet në botë.


Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-47-36-76a070c5