Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeBotaKina mbyll sytë para sulmit rus ndaj Ukrainës, refuzon ta quajë pushtim

Kina mbyll sytë para sulmit rus ndaj Ukrainës, refuzon ta quajë pushtim

Një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme të Kinës ka refuzuar që sulmin rus ndaj Ukrainës ta quajë pushtim, duke e cilësuar këtë fjalë si “formulim të paramenduar”.

Ajo e përsëriti pozicionin e mëhershëm të Pekinit zyrtar, duke bërë thirrje për dialog dhe bisedime për uljen e tensioneve dhe për ta parandaluar mundësinë që situate të dalë nga kontrolli, shkruan “New York Times”, përcjell Gazeta Express.

Rusia filloi operacione ushtarake në Ukrainë në orët e hershme të mëngjesit të enjten. Sidoqoftë, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha përmes një deklarate se ushtria ruse nuk është duke kryer sulme ndaj qyteteve ukrainase.

“Armë me precizitet të lartë po e bëjnë të paoperueshme infrastrukturën ushtarake ukrainase, sistemet e mbrojtjes ajrore, fushat ajrore dhe forcat ajrore”, thuhet në deklaratë.

Kina i ka thelluar raportet me Rusinë viteve të fundit dhe këto dy fuqi shpesh mbajnë qëndrime të njëjta kundër politikave perëndimore.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments