Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShëndetësiKëto janë ushtrimet e duhura për gratë mbi 40 vjeç

Këto janë ushtrimet e duhura për gratë mbi 40 vjeç

Përshtati: Blertina Koka

Edhe nëse jeni stërvitur rregullisht për vite me radhë, vajtja në palestër pas moshës 40 vjeç mund të duket shumë sfiduese – si mendërisht ashtu edhe fizikisht. Nëse keni bërë të njëjtat ushtrime në palestër për vite më radhë, do të vëreni që motivimi do të fillojë të ulet dhe muskujt nuk e kanë më atë forcën e mëparshme.

Gjithsesi, ndjekja e një programi të rregullt ushtrimesh është shumë e rëndësishme për shëndetin. Kjo ndihmon në parandalimin e gjendjeve kronike të lidhura me obezitetin, rrit konfidencën dhe mirëqenien, si dhe lehtëson depresionin.

Ja çfarë ushtrimesh mund të bëni pas të 40-ave!

Zumba

Doni të merrni të gjitha përfitimet e palestrës pa e ndjerë fare lodhjen? Zumba dhe forma të ngjashme të kërcimit janë fiks për ju.

Zumba ka një koreografi të lehtë për t’u ndjekur, dhe funksionon gjithashtu si ushtrimet e forcës, duke vënë në lëvizje krahët, këmbët, muskujt e barkut, që akumulojnë edhe më shumë dhjamë ndërkohë që plakemi. Ngritja e peshave do t’ju ndihmojë gjithashtu në lehtësimin e dhimbjeve të lidhura me artritin.

Pilate

Nëse keni pësuar ndonjë aksident të lehtë në të kaluarën ose vuani nga dhimbje në trup, provoni ushtrimet e Pilate. Këto lloje ushtrimesh nuk ndihmojnë vetëm në forcimin e muskujve, por janë të mira edhe për lehtësimin dhimbjeve. Instruktorët e rekomandojnë sidomos Pilaten për gratë që vuajnë nga dhimbjet shpinës.

Duke qenë se Pilate është një lloj stërvitje që mund të modifikohet sipas dëshirës, ju mund ta bëni pjesë të rutinës suaj në çdo fazë të jetës.

Rezultati? Nuk do t’ju bëjë vetëm të ndiheni më të “lidhur me trupin” , por do t’ju ndihmojë të humbisni gjithashtu kilet e tepërta dhe të tonifikoni trupi.

“Do të ndiheni shumë të dobët, do të jeni më elastikë, muskujt e barkut do të duken fantastik dhe të pasmet tuaja do të duken më bombastike, pa u lodhur shumë. Krahët do t’ju duken më të tonifikuara. Është një përfitim për të gjithë trupin”, thonë ekspertët.

Balet

Shumë nga këto ushtrime përfshijnë kërcime baleti klasik, megjithatë nuk duhet të jeni patjetër profesionin. Seancat e baletit zakonisht fillojnë me ushtrime të lehta sa për nxehje. Instruktori ju udhëzon për posturën e trupit, për të përmirësuar balancën dhe fleksibilitetin – dy gjëra që ju ndihmon të mbani larg dhimbjet ndërkohë që plakeni.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!