Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaKëto janë të gjitha informatat që dihen deri më tani për sulmin...

Këto janë të gjitha informatat që dihen deri më tani për sulmin në Vjenë të Austrisë (VIDEO)

Një sulm terrorist ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vjenë të Austrisë. Media të ndryshme botërore raportojnë për disa të vdekur gjatë të shtënave me armë në kryeqytetin austriak.

Sulmi ka ndodhur në një sinagogë. Gazeta Express ka siguruar pamje gjatë sulmit terrorist.

The Sun raporton se sulmuesi e ka hedhur në erë vetën. Ndërsa Agjencia austriake e lajmeve APA citoi Ministrinë e Brendshme të vendit të thoshte se një sulmues tjetër është arratisur, shkruan Express.

Policia e Austrisë ka bërë thirrje të shmangen të gjitha sheshet e qytetit. Gjithashtu kanë thënë se po veprojnë me të gjitha forcat në dispozicion sepse deri tash ka disa të vrarë dhe të plagosur.

Policia e Vjenës përmes një shkrimi në twitter ka njoftuar se po përballen me të shtëna në gjashtë lokacione të ndryshme në kryeqytet.

“Në ora 8:00pm, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në Seitenstettengasse. Disa të dyshuar të armatosur me pushkë automatike në gjashtë lokacione të ndryshme. Një i vrarë dhe disa të plagosur. Një i dyshuar i vrarë nga forcat e rendit”, thuhet në reagim.

Media austriake, Heute, ka raportuar se disa persona janë marrë peng ndërkohë që raportohet po ashtu se njëri prej sulmuesve është vrarë.

Pas sulmit terrorist ka reaguar edhe Ambasada e Kosovës në Vjenë duke bërë ju thirrje qytetarëve të qëndrojnë brenda dhe të mos frekuentohen hapësirat publike.

“Policia austriake njofton se që nga ora 20.15 në Lagjen/ Bezirkun 1. qendër të Vjenës, janë dëgjuar të shtëna dhe ka të plagosur. Autoritet po punojnë në zbardhjen e rastit.”

E përditësuar – Mediat botërore raportojnë se deri tash kanë humbur jetën shtatë persona dhe disa të tjerë janë plagosur.

Një dëshmitar për mediat lokale ka rrëfyer ngjarjen.

Të gjithë u shtrimë në dysheme dhe vrapuam në tualet. Kishte shumë panik në restorant. Të gjithëve na dërguan në kuzhinë”, citohet dëshmitari.

‘Britmat dëgjoheshin larg’, shtoi dëshmitari.

Nga Kosova lidhur me rastin kanë reaguar presidenti Thaçi, kryeministri Hoti, ministrja e Jashtme, Meliza Haradinaj Stublla.

“Kosova dënon sulmin në Vjenë. Mendimet tona janë me familjet e viktimave dhe të lënduarve derisa qëndrojmë pranë popullit austriak në këtë kohë të vështirë”.

“Lajmi për sulmet terroriste në #Vienna, #Austria janë tronditëse. Mendimet dhe lutjet tona janë me viktimat dhe familjet e tyre. Ne qëndrojmë pranë aleatëve tanë austriakë dhe bashkësisë ndërkombëtare në luftën kundër terrorizmit”, ka shkruar Hoti.

“Lutjet tona janë me viktimat dhe familjet e tyre derisa qëndrojmë fuqishëm së bashku kundër sulmeve kundër njerëzimit”, ka shkruar Haradinaj Stublla.

Lidhur me sulmin terrorist ka reaguar edhe presidenti i Francës, Emanuel Macron, përmes një shkrimi në Facebook.

“Ne francezët ndajmë tronditjen dhe ndëshkimin e popullit austriak të goditur sonte nga një sulm në zemër të kryeqytetit të tyre, Vjenë. Pas Francës, një vend mik është nën sulm. Kjo është Evropa jonë. Armiqtë tanë duhet ta dinë me kë kanë të bëjnë. Ne nuk do të dorëzojmë asgjë”, ka shkruar Macron.

Sipas një fotografie që është bërë virale në Tëitter, katër të dyshuarit janë dorëzuar, e më pas arrestuar nga Policia e Austrisë.

 

 

 

 

 

 

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!