Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeBotaKëto janë masat e reja për të hyrë në Amerikë

Këto janë masat e reja për të hyrë në Amerikë

Masat e “reja sigurisë” ndaj programit për pranimin e refugjatëve do të ndihmojë në bllokimin e kriminelëve dhe personave të tjerë të dyshimtë për të hyrë në Shtetet e Bashkuara nga vendet me rrezik të lartë, njoftoi kreu i Departamentit amerikan të Sigurisë Kombëtare. Duke folur në një takimi publik në Uashington sekretarja për Sigurinë Kombëtare Kirsten Nielsen, nuk dha detaje të mëtejshme por tha se përmirësimet do të publikohen të hënën. Masat e reja garantojnë mbrotje të programit të refugjatëve “nga shfrytëzimi prej terroristëve, kriminelët dhe mashtruesve” tha ajo.

“Këto ndryshime jo vetëm që do të përmirësonin sigurinë, por çfarë është më e rëndësishme do të na ndihmojnë të vlerësojmë më mirë refugjatët e ligjshëm që i shpëtojnë persekutimit”, shtoi sekretarja për Sigurinë Kombëtare Kirsten Nielsen.

Që nga marrja e detyrës vitin e kaluar, Presidenti Donald Trump e ka ulur numrin e refugjatëve që lejohet të hyjnë në vend dhe e ndaloi programin e refugjatëve për katër muaj. Ai vendosi gjithashtu kërkesa më të rrepta për verifikimin e tyre si dhe braktisi negociatat mbi një pakt vullnetar për t’u përballur me çështjen e migrimit në rang botëror. Të dhënat e Departamentit të Shtetit tregojnë se numri i njerëzve të pranuar në Shtetet e Bashkuara me statusin e refugjatit ka rënë nën kufizimet e reja të vendosura nga administrata Trump.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments