Tuesday, July 22, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniKëto janë fjalët e Bujar Osmanit pas shpalljes së kandidaturës për kryetar...

Këto janë fjalët e Bujar Osmanit pas shpalljes së kandidaturës për kryetar komune në Çair

🔵 Sot shpallëm kandidaturën time për kryetar të Komunës së Çairit.

Pas shumë konsultimesh dhe një reflektimi serioz, vendimin e morëm së bashku me njerëzit që më qëndrojnë afër, ta ofroj përkushtimin tim dhe ta kërkoj besimin për ta udhëhequr komunën tonë.

Nuk bëhet fjalë për një funksion. Ata që më njohin, e dinë mirë se çdo sfidë e pranoj me sinqeritet të plotë, i pëkushtuar tërësisht dhe pa asnjë rezervë.

Fjala êshtë për përgjegjësinë ndaj shtëpisë sonë, sepse qytetarët e Çairit nuk e meritojnë të jetojnë në kushte të mjerueshme dhe të pasigurta, nuk meritojnë të injorohen e të nënçmohen.

Bëhet fjalë për fqinjët e mi, për ne, për të ardhmen e fëmijëve tanë!
E pranoj këtë sfidë sepse, ashtu siç u rrita unë në Çair, dua të rriten edhe fëmijët e mi Eliza, Mali dhe Luani! Ata dhe shokët e shoqet e tyre!

Çairit i duhen ndryshime të vërteta, të thella dhe njerëzore.

E di se kjo nuk është e lehtë, prandaj edhe vendimin e kam peshuar gjatë. Unë nuk iu shmangem misioneve, sado të vështira qofshin ato. Përkundrazi, besoj se me qëllim të ndershëm, me vullnet për punë të përditshme dhe me qasje profesionale, mund ta ndryshojmë Çairin. T’ia kthejmë dinjitetin dhe të hapim një faqe të re me një derë që kurrë nuk do të mbyllet për qytetarët.

Nga sot nisim këtë rrugëtim. Faleminderit nga zemra të gjithëve që më dhanë mbështetje dhe besim në këtë periudhë. Faleminderit Kryetarit, kryesisë, frontit, degës, këshillave vendor, qindra qytetarëve që i kam takuar këto ditë.
Jam thellësisht i bindur se me bashkepunëtorë që i dalin zot punës, do t’ia dalim!
Çairi e pret ndryshimin dhe atë do e sjellim!
Na priftë e mbara!

———————————————————-

🔵 Денес ја објавувам мојата кандидатура за градоначалник на Чаир.
По голем број консултации, по сериозно преиспитување, одлуката ја донесовме заеднички со луѓето кои се околу мене, да ја понудам мојата посветеност и да ја побарам довербата за да ја предводам нашата општина.

Не се работи за функција. Они кои ме знаат, добро знаат дека сѐ што правам, во секој предизвик, влегувам искрено, влегувам целосно без никакви задршки.

Се работи за одговорност кон сопствениот дом, затоа што граѓаните на Чаир не заслужуваат да живеат во супстандардни и небезбедни услови, не заслужуваат да бидат игнорирани и омаловажувани.

Се работи за моите соседи, за нас, за иднината на нашите деца; го прифаќам предизвикот затоа што онака како што пораснав јас во Чаир, сакам тука да растат и Мал, и Елиза и малиот Луан и нивните другарчиња

На Чаир му се потребни промени вистински, длабоки и човечки промени.

Знам дека тие промени не се лесни, и затоа долго размислував пред да ја донесам оваа одлука. Јас не бегам од тешки мисии, напротив, верувам дека со чесна намера, секојдневна работа и професионален пристап, можеме да го промениме Чаир. Да го вратиме достоинството и да отвориме нова страница, со врата што никогаш нема да биде затворена за граѓаните.

Од денес тргнувам во овој предизвик, а на сите кои ми изразија поддршка во овој период им благодарам за довербата.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments