Monday, September 29, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniKëto janë çmimet e reja të derivateve të naftës

Këto janë çmimet e reja të derivateve të naftës

*Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për 0,49% në raport me vendimin e datës 22.09.2025.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS – 95 dhe EUROSUPER BS – 98 si dhe të EURODIZEL (D-E-V) nuk ndryshojnë. Çmimi i shitjes me pakicë të Vajit Ekstra të Lehtë për amvisëri (EL-1) rritet për 0,50 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë të Mazut M-1 SU rritet për 0,644 den/kg dhe tani do të jetë 37,591 den/kg.

Nga data 30.09.2025 nga ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

EUROSUPER BS – 95 do të shitet për 75,50 (denarë/litër)

EUROSUPER BS – 98 do të shitet për 77,50 (denarë/litër)

EURODIZEL BS (D-Е V) do të shitet për 69,50 (denarë/litër)

Vaj për djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL -1) do të shitet për 69,50 (denarë/litër)

Mazut М-1 SU do të shitet për 37,591 (denarë/kilogram).

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments