*Dy shtetas të Maqedonisë së Veriut humbën jetën në një aksident tragjik trafiku që ndodhi mes një furgoni dhe një kamioni në afërsi të Boscalto di Loregia të Italisë.
Siç raportojnë mediat italiane, bëhet fjalë për Fuat Etemovskin (65) dhe Bajram Bajramoski (52), të cilët kanë jetuar me dekada në Itali dhe kanë qenë punëtorë në fabrikë, duke u kthyer në shtëpi me furgonin e tyre të punës.
Aksidenti me fatalitet ka ndodhur në orën 19:00 të së martës, më 25 mars, i lënduar rëndë ka mbetur pjesëmarrësi i tretë në aksident, i cili sipas informacioneve është shtetas i BeH.(INA)