Kuvendi Qendror dhe ekzekutiv i Aleancës për Shqiptarët do të ketë freskime, ndërsa nga antarësia sot është përjashtuar ish kryetari i degës së ASH-së në Tetovë, Altrim Mamutit – Shumi dhe ish kryetari i degës së Dollnenit.
Kështu u vendos sot në Kuvendin Qendror të kësaj partie të mbajtur në Gostivar.
Ndërkohë është larguar nga rendi i ditës dorëheqja e liderit Ziadin Sela.
Me 80 vota kundër dhe 20 për, Kuvendi Qendror i ASH-së, ka larguar nga rendi i ditës dorëheqjen e kyetarit të kësaj partie, Ziadin Sela.
Ka qenë vetë Ziadn Sela që ka propozuar këtë pikë, e cila nuk ka kaluar nga shumica e kuvendarëve.