Këshilli i Sigurimit i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë mbledhje në të cilën duhet të diskutojë dhe të sjellë vendim për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme në vend për përballje me pandeminë Kovid-19.
Në vend deri më tani ka gjithsej 974 pacientë të diagnostifikuar me Kovid-19, pasi që dje u regjistruan 66 raste të reja. Të shëruar janë 98, ndërkaq ndërruan jetë 45 persona.
Gjendja e jashtëzakonshme në kohëzgjatje prej 30 ditëve u shpall më 18 mars. Atëherë ishin gjithsej 41 persona të sëmurë.
Qeveria, në mbledhjen e 41-të, të mbajtur më 14 prill solli vendim që presidentit Pendarovski t’i parashtrojë propozim për vazhdim të gjendjes së jashtëzakonshme, së bashku me raportin për aktivitetet e ndërmarra deri më tani nga institucionet shtetërore, me të cilën argumentohet se për përballje të suksesshme me koronavirusin në shtet nevojitet gjendje e jashtëzakonshme.
Në mbledhjen e sotme, siç kumtoi Kabineti i shefit të shtetit, krahas anëtarëve të përhershëm të Këshillit, me ftesë të presidentit Pendarovski, do të marrin pjesë edhe zëvendëskryeministri i angazhuar për çështje evropiane, Bujar Osmani dhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.