Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka sjell Urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore kundër dy shtetasve kroatë dhe një shtetasi të Maqedonisë së Veriut. Sipas portalit A1on, bëhet fjalë për sekretarin e përgjithshëm të Qeverisë, Muhamed Zekiri. Sipas veprimeve të përshkruara në urdhër, ekziston dyshimi i arsyeshëm se i dyshuari i parë – zyrtar i lartë në Qeverinë e RMV-së në cilësinë e zyrtarit ka kryer veprën Keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar nga neni 353 paragrafi 5 alineja 3 paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë, për çka i kanë ndihmuar dy të dyshuarit tjerë.
Në periudhën nga prilli i vitit 2021 deri në janar të vitit 2022, duke shfrytëzuar pozitën e tij zyrtare, i dyshuari i parë, pa kryer procedurë përkatëse të prokurimit publik, ka lidhur kontratë për shërbime konsulence me person juridik, në të cilën i kanë ndihmuar shtetasit e dyshuar kroatë. Me veprimet e ndërmarra, të dyshuarit për personin juridik kanë përfituar dobi të konsiderueshme pasurore kundërligjore në vlerë të përgjithshme prej 57.932.100,00 denarë, në dëm të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Shuma që ka qenë më e madhe se 795.000 euro, pra shuma e rënë dakord për kryerjen e shërbimeve konsulentë, shkruan portali A1on, transmeton gazeta KOHA. Duke pasur parasysh se ekziston rreziku real që të dyshuarit të largohen, veçanërisht pasi të dy janë shtetas të huaj dhe mundësia se mbrojtja në liri mund të shkatërrojnë gjurmët ose të kenë ndikim potencial te dëshmitarët. Për këtë arsyeje, prokurori publik do t’i dorëzojë gjykatësit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale Shkup propozim për caktimin e masës së paraburgimit për tre të dyshuarit.