VMRO-DPMNE akuzon se në vazhdën e pandemisë globale dhe bllokimit të plotë të sistemit arsimor, qeveria maqedonase po improvizon dhe po luan me të ardhmen e mijëra nxënësbe. Partia kryesore e opozitës thotë se duhen masa urgjente për procesin mësimor dhe arsimor.
“VMRO-DPMNE kërkon heqjen e menjëhershme të maturës shtetërore për vitin shkollor 2019/2020 për të gjithë studentët. Miratimi i një Dekreti që do të mundësojë regjistrimin në fakultet pa diplomim për të gjithë studentët që kanë mbaruar arsimin e mesëm në këtë vit shkollor. Ata nxënës të cilët për shkak të procesit të mëtutjeshëm arsimor janë jashtë Republikës së Maqedonisë duhet të bëjnë provimin e diplomimit, mund të bëjnë të njëjtën gjë në shtator.(Struga Ekspres)