Tuesday, April 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniKërçovarët sot protestuan me makina kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike

Kërçovarët sot protestuan me makina kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike

Kërçovarët sot pasdite protestuan me automjete në rrugën Shkup – Ohër

Një grup banorësh të Kërçovës protestuan këtë pasdite, duke lëvizur në një kolonë në magjistralen Shkup-Ohër në pjesën që kalon përmes Kërçovës,nga fshati Drugovë deri në kryqëzimin drejt KXE “Osllomesë” me disa dhjetra automjete.

Gjatë protestës, trafiku në këtë pjesë, rreth tre kilometra i gjatë, ishte i ngadaltë dhe policia rregulloi kalimin e automjeteve të tjera.

U tha që qëllimi i protestës është nxjerrja në pah e kërkesave tashmë të njohura: Të tërhiqet vendimi për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, të ulet çmimi në 20 përqind, të shfuqizohet monopoli i shërbimeve të EVN, të shpërndahet Komisioni Rregullator i Energjisë dhe për të krijuar një komision të pavarur arbitrazhi në shërbim të qytetarëve që do të kontrollojë cilësinë e shërbimeve në fushën e energjisë. Ata gjithashtu kërkuan një ulje të TVSH-së në energji elektrike dhe heqjen e ashtesës për energji elektrike me 33 përqind.

Protesta kaloi pa incidente dhe zgjati rreth gjysmë ore.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments