Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeKosovëKërcënohet me vdekje kryetari i Mitrovicës

Kërcënohet me vdekje kryetari i Mitrovicës


Kryetari i Mitrovicës, AgimBahtiri, është kërcënuar me vdekje përmes një e-maili që ka arritur sot në adresë të tij.

Nuk dihet përmbajtja e saktë e tekstit kërcënues, përveç se është shkruar në gjuhën serbe.Kryetari Bahtiri ka bërë të ditur se kërcënimi vjen nga serbët dhe ndërlidhet me insistimin e tij për hapjen e urëssë Ibrit.Sipas tij, rasti është lajmëruar në polici dhe hetuesit janë duke punuar për kapjen sa më parë të autorit të këtij mesazhi.

Ai ka premtuar se procesin për hapjen e urës nuk do të mund ta ndalojë askush dhe se ura do të hapet shumë shpejt, por nuk ka dhënë ndonjë datë të saktë.Bahtiri ka porositur qytetarët që të jenë të qetë dhe mos të brengosen për mesazhe të tilla, sepse siç u shpreh ai, kryetarin s’ka kush që mund ta frikësojë.

“Sot në ora 10:00 kam marr një e-mail kërcënues ku kërkohet vdekja ime dhe po ju them të gjithëve se mesazhet e tilla nuk çojnë askund. Agim Bahtirin s’ka kush në botë që e frikëson… Nga ana e serbëve… Rastin e kam lajmëruar në polici, policia, hetuesia kanë ardhur menjëherë dhe janë duke gjurmuar…Kjo, përmendet edhe në mesazh, ndërlidhet me urën…Unë do t’i çoj proceset përpara pa ndal asnjëherë dhe… nuk do të ketë askush që mund ta ndalojë procesin e hapjes së urës…Ura do të hapet shumë shpejt… Mesazhi për qytetarët e mij është që të rrinë të qetë dhe mos të brengosen fare, sepse kryetarin s’ka kush që e frikëson”, ka thënë Bahtiri.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments