Njësiti policor Dretorisë Hetimore të Trafikimit me Qenie Njerëzore në bashkëpunim me prokurorinë themelor për krime të rënda në Gjakovë, dje ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin mashkull shtetas anglez, për të cilën ekziston dyshimi i bazuar se ka keqpërdorur seksualisht vajza të mitura nën moshën 16 vjeç, kryesisht në qytetin e Gjakovës. Lidhur me rastin janë identifikuar dy viktima femra K-Shqiptare të mitura, ndërsa hetimet do të vazhdojnë edhe për viktima të tjera. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.