Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniKeqpërdoren fotografitë e vajzave në plazhin e Ohrit, paditen dy persona

Keqpërdoren fotografitë e vajzave në plazhin e Ohrit, paditen dy persona

Dy persona kanë marrë kallëzime penale për shkak të se janë prezantuar rrejshëm si agjentë mode ku kanë fotografuar katër vajza nga Ohri, ndërsa fotografitë e tyre pastaj së bashku me të dhënat e tyre personale i kanë vendosur në faqe interneti për realizimin e kontakteve.

Siç informoi MPB kallëzim penal është parashtruar kundër K.K. (29) nga Sveti Nikola dhe N.C. (31) nga Ohri, të cilët më 23 korrik të vitit të kaluar në një plazh në Ohër, u kanë kryer fotosesion katër vajzave nga Ohrit, pasi paraprakisht i kanë bindur se fotografitë janë për një agjenci mode nga Serbia, e cila përzgjedh manekene, prezantuese, fotomodele dhe vajza për spote.

Të denoncuarit, katër vajzave u kanë paguar nga 600 denarë, ndërsa pastaj ua kanë fotografuar edhe të dhënat personale. Gjatë këtij viti fotografitë dhe të dhënat personale të katër vajzave nga Ohri, pa diturinë dhe pëlqimin e tyre, janë publikuar në faqen të internetit, e cila është krijuar për realizimin e kontakteve.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments