Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShëndetësiKeni shumë përfitime shëndetësore nëse hani nga një mollë çdo mëngjes

Keni shumë përfitime shëndetësore nëse hani nga një mollë çdo mëngjes

Ne të gjithë e dimë që “Një mollë në ditë e mban mjeku larg”, por të paktë janë ata që e nisin ditën duke ngrënë këtë frut. Deri më tani është besuar se bananja është fruti më i mirë për të ngrënë mëngjesin, por shtatë arsye përse duhet të hani një mollë sa të hapni sytë.

Lufton qelizat anormale

Hulumtuesit, bien dakord se ngrënia e mollëve, të pasura me flavonol, mund të ndihmojë në uljen e rre.zikut për zhvillimin e kan. ce rit të pankreasit deri në 23%. Shkencëtarët nga Universiteti Cornell kanë identifikuar disa enzima, përfshirë triterpenoidët e pranishme në lëkurën e mollës që kanë aftësinë të luftojnë qelizat kancerogjene në zorrën e trashë, mëlçi e gji.

Kocka të shëndetshme

Molla përmban kalcium. Gjithashtu, ky frut është i pasur me një lëndë ushqyese të rrallë, quajtur phloridzin. Hulumtimet kanë treguar se phloridzin mund të ndihmojë në parandalimin e problemeve të kockave. Gjithashtu, mollët përmban bor, i cili luan një rol të rëndësishëm në shëndetin e eshtrave.

Shëndeti kardiova skular

Mollët mund të ndihmojnë në parandalimin e veshjes së mureve të zemrës, një nga shkaqet e zakonshme të sëmundjeve kardiova skulare. Sipas Best Health, molla “parandalon kolesterolin të vishet e të ngurtësojë muret e arteries”.

Ul nivelet e kolesterolit

Fibrat dietetike të gjendura me shumicë tek mollës janë të tretshme e kjo do të thotë që këto fibra mund të “thithin” kolesterolin nga organizmi juaj, duke ulur nivelin e kolesterolit të keq.

Redukton rrezikun e diabetit

Studimet kanë vërtetuar se ngrënia e mollëve jeshile mund të mbajë nën kontroll sëmundjen e diabetit tip 2.

Ju mbron kundër sëmundjes së parkinsonit

Hulumtimet treguan se individët që konsumojnë fruta dhe ushqime të pasura me fibra, mund të mbrohen nga sëmundja e Parkinsonit, e cila është një gjendje e karakterizuar nga ndërprerja e prodhimit të dopaminës nga qelizat nervore. Shkencëtarët e kanë lidhur këtë me “luftën” që i bëjnë antioksidantët, radikaleve të lira.

Mbajtja e peshën nën kontroll

Molla është e pasur me fibra dietike dhe ngrënia e saj çdo mëngjes do t’ju mbajë të ngopur për disa orë deri sa të konsumoni vaktin e drekës pa prishur regjimin.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!