Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShëndetësiKeni rënë nga pesha pa qenë në dietë! Urgjent tek mjeku

Keni rënë nga pesha pa qenë në dietë! Urgjent tek mjeku

Luhatje të vogla të peshës gjatë vitit konsiderohen normale, por në qoftë se rënia është më e madhe e sidomos pa arsye, është mirë të bëni një kontroll sepse mund të jetë shenja e një sëmundjeje serioze.
Të mbash nën kontroll peshën është sigurisht e dobishme, por kjo nuk do të thotë që duhet të bëhemi skllav. Në kohën e tanishme, me gjithë aplikacionet e ndryshme si “food-tracking” e “ëeight-tracking” që janë në dispozicion, rreziku është më shumë i një kontrolli të tepërt sesa i një përkujdesjeje – paralajmëron në fakt doktor Stefano Erzegovesi, specialist në Psikiatrinë dhe Shkencën e Ushqimit pranë Qendrës së Shqetësimeve Ushqimore të Spitalit San Raffaele Turro.

Kështu, edhe në mungesë të një sëmundjeje specifike, është mirë të peshohesh, por jo më shumë se një herë në muaj, në mëngjes dhe në agjërim dhe gjithmonë në ditën e mesit të javës”.
Duke pasur parasysh këtë, në rastin që vihen re luhatje të peshës, që nuk i atribuohet një humbjeje të vecantë të peshës, por gjithsesi është esenciale për të kuptuar shkakun, sepse mund të fshihet dicka tjetër.

1. Probleme me tiroiden
Një nga simptomat më të zakonshme të gjendrës tiroide (sidomos kur tiroidja është shumë aktive) është humbja e peshës.
“Në qofë se dyshohet për një problem me tiroiden, mundësisht do të vihet re edhe një oreks i shtuar ose do të vuajë nga zemra, nënvizon doktoreshë Anne Cappola, endokrinologe dhe docente e mjekësisë pranë Universitetit të Pensilvanisë, por mund të kenë edhe shqetësime me gjumin ose vihet re një ndjesi e vazhdueshme nxehtësie”.

2. Sëmundjet e zorrëve
Sëmundja e zorrëve ose inflamacioni kronik i zorrëve të vogla, shkaktuar nga gëlltitja e glutenit, në persona të predispozuar gjenetikisht – mund të provokojnë një humbje të peshës dhe në përgjithësi e shoqëruar edhe me shqetësime të tjera gastrointestinale, si për shembull dizenteria.
“Edhe një problem në pankreas, që prodhon enzimat që ndihmojnë tretjen, mund të cojnë në një humbje peshe të menjëhershme vëren Jamile Wakim-Fleming gastroenterologe pranë Cleveland Clinic, në këtë mënyrë të bëjmë kujdes me simptomat e dhimbjeve të barkut, të përziera pas konsumimit të ushqimeve veçanërisht me yndyrë si për shembull hamburgerët.
3. Diabeti

Sidomos në fazën fillestare, diabeti në fillim mund të shkaktojë një humbje peshe. “Në disa raste mund të paralajmërojë edhe një etje të pamotivuar bashkë me një ndjenjë të vazhdueshme për të urinuar, – shton doktoreshë Cappola. Jo vetëm kaq, por diabeti mund të shtyjë organizmin të marrë nga muskujt ushqimin që ka nevojë, nëpërmjet të cilës shpjegohet edhe rënia në peshë e menjëhershme.

4. Depresioni
Bashkë me nervozizmin dhe problemet e gjumit, humbja e oreksit është një ndër efektet anësore më të zakonshme të depresionit dhe ky mund të shkaktojë një rënie të peshës. “Shpesh njerëzit nuk e kuptojnë as që po bien në peshë sepse janë të mbërthyer nga depresioni”, nënvizon prapë Cappola.

5. Dieta e varfër
Në moshën e rritur, tretja – e jo vetëm rritja e peshës – është shpesh e shoqëruar me një rrezik të madh të vdekshmërisë. “është kjo që shumë ekspertë e përcaktojnë “paradoksi i obezitetit”, thekson prapë Hildreth – e shpjegohet me faktin se me kalimin e viteve, stomaku ka tendencë të qetësohet më lehtë dhe bën që të ndjehesh i ngopur më gjatë, ndërkohë disa impulse cerebrale që kontrollojnë oreksin dhe ngopjen, zbuten.
Gjithë kjo i shtyn personat e moshuar të hanë më pak, por kështu privojnë organizmin e tyre nga ushqimet që kanë nevojë dhe përfundojnë në mënyrë të pakthyeshme me rënie peshe”. është mirë të bësh kujdes edhe në barnatore, sepse disa nga këta, sic zbulon përsëri gjeriatra amerikane “mund të reduktojnë ndjeshëm oreksin, kështu që është e nevojshme të kontrollosh me kujdes si sasinë e ushqimit të gëlltitur edhe shpeshtësinë në të ngrënë.

6. Artriti reumatid
Siç shpjegon doktoresha Kerry Hildreth, e specializuar në mjekësinë e organeve të brendshme, asistente e gjeriatrisë pranë Universitetit të Koloradës, “kushtet inflamatore si artriti reumatid ose tipa të tjera infeksionesh, mund të rivendosin oreksin e pacientit duke shkaktuar në vazhdim një reduktim të ndjeshëm të peshës trupore.
Sikur të mos mjaftonte, këto shqetësime mund të shkaktojnë një inflamacion të zorrëve duke ndikuar në kapacitetin e thithjes së ushqimeve e duke provokuar kështu tretjen shkruan telegrafi.

7. Kanceri
Tipe të ndryshme tumoresh, si për shembull ulcera në stomak dhe në zorrë, mund të shkaktojnë inflamacione dhe probleme me thithjen që çojnë në një rënie peshe të menjëhershme.
“Kur një pacient vjen tek unë duke u ankuar për një rënie të pashpjegueshme të peshës, gjëja e parë që bëj është kontrollimi i stomakut, zorrës së trashë dhe zorrëve në një kërkim të një kanceri të mundshëm ose një inflamacioni, – pranon doktoresha Ëakim-Fleming – pas një kërkimi të një tumori të mundshëm në ezofag.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!