Tuesday, November 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShëndetësiKeni gjithmonë duar të ftohta? Mund të paralajmërojnë këto probleme shëndetësore

Keni gjithmonë duar të ftohta? Mund të paralajmërojnë këto probleme shëndetësore

Nëse duart tuaja janë gjithmonë të ftohta, mund të jetë më shumë se rastësi. Sipas ekspertëve të mjeksisë, këmbët dhe duart e ftohta në pjesën më të madhe të kohës mund të paralajmërojnë për disa probleme shëndetësore.

Diabeti

Duart e ftohta dhe të mpira, mund të jenë një shenjë e hershme e diabetit. Nëse kjo shoqërohet edhe me këmbët e ftohta, atëherë një vizitë te mjeku është e nevojshme. Diabeti ka efekt në qarkullimin e gjakut, ndaj dhe na jep këto shenja.

Stresi

Stresi mund të jetë një tjetër shkak për duart dhe këmbët e ftohta. Ai rrit adrenalinën, një hormon i prodhuar në gjëndrat e veshkave, i cili ngushton enët e gjakut duke dobësuar qarkullimin. Si rrjedhojë, duart dhe këmbët janë të ftohta.

Tiroidet

Gjëndrat tiroide ngadalësojnë metabolizmin. Simptomat mund të jenë këmbët e ftohta apo ndjesia e të ftohtit. Lodhje, përgjumje, si dhe ftohja e gjymtyrëve, janë shenja të qarta të këtij çrregullimi.

Anemia

Nëse përveç duarve të ftohta, keni edhe simptoma të tjera si lodhje apo dhimbje koke, atëherë duhet të kontrolloni nivelin e hekurit në gjak. Hekuri është një përbërës i rëndësishëm i hemoglobinës, e cila i jep gjakut ngjyrën e kuqe. /albeu.com/

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!