Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeKosovëKelmendi: Pse vrasësit e Ivanoviçit po i quani “kriminel dhe banda” e...

Kelmendi: Pse vrasësit e Ivanoviçit po i quani “kriminel dhe banda” e nuk po guxoni të i quani terroristët serb

Dr.Gëzim Kelmendi: Pse vrasësit e Ivanoviçit po i quani “kriminel dhe banda” e nuk po guxoni të i quani terroristët serb
Vrasja e sotme në veri të Mitrovicës e politikanit serb Oliver Ivanoviç i cili ishte dënuar me “dënim qesharak” për krimet ndaj shqiptarëve gjatë luftës së fundit në Kosovë ka zgjuar reagime të mëdha të papara deri më tani në nivelin vendor dhe ndërkombëtar.
U alarmua Prishtina, Beogradi dhe Brukseli dhe SHBA-të.
Liderët politik kosovar u treguan shumë të shpejtë dhe enërgjik në dënimin e vrasjes së Ivanoviçit.
Ne si qytetarë të Kosovës, si popull liridashës dhe paqësor, dënojmë çdo vrasje dhe akt tjetër të dhunës.
Pavarësisht se kush e kryen dhe kush vritet, ne e dënojmë fuqishëm.
Por ky reagim i liderëve kosovar ka qenë diçka që deri më tani nuk është vërrejtur.
As kur është vra heroi ynë, polici shqiptar në veri të Mitrovicës Enver Zymberi, nuk kemi pasur kësi lloj reagimi dhe mobilizimi të liderëve të Kosovës.
Por fakti tjetër që është për të u çuditur, është se këta lider tonë ngurrojnë të i quajnë vrasësit e Ivanoviçit, terroristët serb.
Ata i quajnë vrasësit e Ivanoviçit kriminel dhe banda, bile frikësohen të iu shtojnë edhe identitetin-serb.
I quajnë vetëm kriminel dhe banda.
Jo jo, këta që sot vranë Ivanoviçin, janë terroristët serb. Po këta na e vranë Enver Zymberin, po këta janë që e terrorizojnë popullatën shqiptare dhe boshnjake në veri të Mitrovicës. Po këta terrorist i dogjën pikat doganore 1 dhe 31 në veri. Po këta terrorist ta kontrollojnë veriun e Kosovës.
Ky terror që zhvillohet në veri të Mitrovicës, tregon se sa frikacak dhe sa të dobët janë liderët politik të Kosovës, ka përfunduar Kryetari i FJALËS Dr.Gëzim Kelmendi.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!