Opozita edhe njëherë theksoi se Katica Janeva duhet të jetë në paraburgim për rastin “Reket”.
VMRO-DPMNE beson se dy të dyshuarit që gjenden në paraburgim janë kamuflazh për të shpëtuar funksionarët e udhëheqjes së LSDM-së të cilët ishin pjesë e skemës së reketit dhe nuk kanë mundur të vepronin pa dijeninë e kryeministrit Zoran Zaev.
“Duhet të ketë një përgjigje se pse Katica Janevës i është marrë vetëm telefoni dhe është lënë të vazhdojë të drejtojë PSP-në? Pse, nëse ajo është e përfshirë në këtë rast, nuk ndërmerren masa parandaluese nga prokuroria, kur ajo mund të ndikojë drejtpërdrejtë te dëshmitarët në këtë rast, të përsërisë veprimin ose të arratiset? Nuk është në paraburgim Janeva vetëm se personalisht Zoran Zaev e mbron atë? “- u shpreh Blagica Llasovska, VMRO-DPMNE.