‘Lëvizja BESA vlerëson se modeli zgjedhor me një njësi zgjedhore dhe lista të hapura, u jep legjitimitet partive dhe kandidatëve dhe të njejtët i lidh me votuesit e tyre përkatësisht qytetarët’, kështu deklaroi sot nënkryetari i Lëvizjes BESA, Kastriot Rexhepi në konferencën e organizuar nga “CIVIL”.
Lëvizja BESA vlerëson se duhet të ketë tri njësi zgjedhore për një përfaqësim gjeografik të përshtatshëm për qytetarët.
Rexhepi, si dhe disa nga parafolësit e tij, thanë se do të ishte më mirë që në këto debate të marrin pjesë përfaqësuesit e Ministrisë së Drejtësisë dhe partive më të mëdha, të cilët vendosin për modelin zgjedhor.
“Shumë është me rëndësi të krijohet një mekanizëm efektiv për pastrimin e listave zgjedhore, por edhe të ju mundësohet e drejta demokratike e votës, votuesve që aktualisht nuk janë në listën zgjedhore. Rregullimi i financimit të fushatave zgjedhore rezultoi jo mire i definuar. Në të ardhmen detajet duhet të jenë plotësisht të definuara dhe jo të ngelen në vullnetin e gjysmës nga partitë politike, gjithmonë në shërbim të përmirësimit dhe përsosjes së këtij procesi “, deklaroi nënkryetari i Lëvizjes BESA, Kastriot Rexhepi.