Kastriot Malo dhe motrat Zana e Ilira Xheladini shkëlqejnë në Prishtinë
Vikendin që lam pasë (09.06.2019) në Prishtinë u zhvillua Turneu i 19 – memorial në karate “Xhevat Makolli”
Në kë aktivitet për të nderuar figurë e një atdhetari dhe sportisti të mirnjohur në nivel mbarëkombëtar, mori pjesë edhe Klubi i Karatesë “Drini” nga Struga.
Struganët në këtë turne bënë një paraqitje të shkëlqyer, duke fituar pesë medalje, nga të cilat 3 ari dhe 2 medalje bronzi.
Me medalje ari u stolisën:
Kastriot Malo i cili pati një nga paraqitjet e tijë më të mira deri më sot.
Zana Xheladini, e cila po shkëlqen dita ditë edhe më shumë dhe
Ilira Xheladini, e cila e pati turneun e fundit si juniore, pasi tani do të hy një kategori më të lartë në atë të U21 dhe seniore.
Me medalje të bronztë u stolisën: Velerda Seferi dhe Jamza Zylali.