Saturday, May 10, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniKasami: Të mos mbrohet vetëm identiteti maqedonas, por edhe ai shqiptar

Kasami: Të mos mbrohet vetëm identiteti maqedonas, por edhe ai shqiptar

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami bashkë me deputetët e Lëvizjes BESA Teuta Bilalli dhe Fadil Zendelin, realizuan takim me përfaqësues nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE).

Në këtë takim u bisedua për rrugëtimin e Maqedonisë drejt bashkimit evropian, të dyja palët përshëndetën arritjen e marrëveshjes për çështjen e emrit me Greqinë si dhe rëndësinë e implementimit të së njejtës marrëveshje, poashtu u diskutuan edhe çështja e realizimit të reformave të rregullativës ligjore në plotsimin e kushteve të nevojshme për aderim në bashkimin evropian.

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami gjatë këtij takimi kërkoi që të mos mbrohet vetëm identiteti Maqedonas me ndryshimin e emrit të shtetit duke i cënuar kështu etnitetet tjera këtu në Republikën e Maqedonisë.

Të dyja palët u dakorduan që takime të këtilla miqësore dhe konstruktive të ketë edhe në të ardhmen.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments