Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, i ftuar sonte në emisionin Klan Debat, në Tv Klan Macedonia, ka folur mbi çështjet e fundit politike në vend, dhe në veçanti për zgjedhjet presidenciale dhe formën se si Lëvizja BESA, do të veproi në këto zgjedhje.
I pyetur për zgjedhjet presidenciale Kasami u përgjigjë: “Maqedonisë i duhet një president më i mirë se ky që është tani, sepse presidenti i shtetit për shqiptarët është sjellë si ‘njerk’ për shqiptarët”, potencoi Kasami. Kasami ka komentuar edhe ndryshimin e qëndrimit të BDI-së për kandidatin konsesual, ku njëherë e promovoj këtë si temë ndërsa tani ndryshon gjithë qëndrimin dhe do të nxjerr kandidatin e tyre.
Gjithashtu ai tha se BDI-ja e harroj kandidatin konsesual, LSDM-ja e nënçmoj keq.