Të nderuar qytetar dhe të dashur ju BESATAR,
Fillimisht më lejoni të uroj fitoren e koalicionit tonë “MUNDEMI” dhe angazhimin e fuqishëm të aktivistëve të Lëvizjes BESA. Nga këto zgjedhje, Lëvizja BESA ka fituar 4 mandate të betonuara dhe së bashku me Lidhjen Social Demokrate të Maqedonisë jemi mandatarët për formimin e Qeverisë.
Rruga jonë e përbashkët është për në BE dhe çdo devijim tjetër do të ishte i dëmshëm për vendin.
Uroj që sa më shpejt të krijohen institucionet e vendit, sepse na presin shumë punë. Lufta kundër Covid-19 dhe rimëkëmbja ekonomike, do të jenë sfidat kryesore të qeverisë të ardhshme.
Na prift e mbara, ju faleminderit!
Bilall Kasami-kryetar i Lëvizjes Besa