Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniKasami: Kam koalicion me Selën, është punë e kryer?!

Kasami: Kam koalicion me Selën, është punë e kryer?!

Bilall Kasami thotë se ai është kryetari i Lëvizjes BESA që është konfirmuar zyrtarisht dhe se ai tashmë ka të kryer çështjen e koalicionimit me ASH-në e Ziadin Selës.
Kasami këtë e ka thënë në takimin me mërgimtarët në Çikago gjatë vizitës së fundit në SHBA.
“Marrëveshja parimore me Ziadin Selën nuk ishte vetëm për zgjedhjet lokale, por do të vazhdojë edhe për zgjedhjet e radhës parlamentare, që të shkojmë bashkërisht, duke ndërtu një koalicion parazgjedhor, që do të rezultojë me fitore bindëse të këtij koalicioni.”, ka theksuar Kasami.
Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami që njihet si krahu i Tetovës nga Çikago ka folur hapur për faktin se kush pengoi dhe pse nuk ishte arritur koalicionimi me Aleancën për Shqiptarët, pas shumë thirrjeve të kryetarit të kësaj të fundit, Ziadin Sela.

Kasami ka pranuar se edhe brenda Lëvizjes BESA fatkeqësisht ishte refuzuar bashkëpunimi me Selën.

“Kishte elemente brenda të dy subjekteve që nuk e donin ate bashkëpunim. Ju e dini se Vesel Memedi vetë doli dhe tha se nuk do që të jetë me Lëvizjen BESA. Elemente të tillë fatkeqësisht ka pasur edhe në Lëvizjen BESA dhe në vazhdimësi edhe pse kishte iniciativa të vazhdueshme.”, theksoi Kasami.

Sipas tij, në zgjedhjet e fundit lokale, ka pasur presione dhe kërkesa të mëdha nga disa individë frontmen të Lëvizjes BESA që të koalicionohet me PDSH-në e Menduh Thaçit, por që sipas tij, këta individë tashmë janë përjashtuar nga BESA.

“Në zgjedhjet lokale kishte oferta dhe nisma për bashkëpunim opozitar. Këto elemente që po e pengonin bashkëpunimin po humbisnin fuqi. Nga BESA ka pasur largime të këtyre elementeve, sepse kishte kërkesa dhe preisone që të bashkëpunohet me PDSH e Menduh Thaçit. Por kjo refuzohej nga anëtarësia. Dhe dështuan”, ka theksuar Kasami./Express/

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!