Saturday, April 19, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniKasami: BDI të anulojë festën e 20 vjetorit, të respektoj dhimbjen që...

Kasami: BDI të anulojë festën e 20 vjetorit, të respektoj dhimbjen që po kalon Tetova

Kryetari i Lëvizjes Besa njëherazi edhe i komunës së Tetovës, Bilall Kasami nga studiot e Televizionit 21 i bëri thirrje BDI-së të anuloj festën e saj në Tetovë për të respektuar dhimbjen që po kalon Tetova në këto tri ditë. Ai tha se kjo bëhet e gjitha për të plotësuar egon e Artan Grubit, ku vetëm disa kohë më parë çoji në konflikt dy tifozeri shqiptare, atë të Tetovës dhe të Shkupit.

“Më lejoni që nga këtu t’iu bëj një ftesë miqësore BDI-së, që mos shkoj me mend e Artan Grubit dhe me 4 të këtij muaji të festojë në Tetovë. Pas gjithë asaj që i ndodhi Tetovës dhe Tetovarëve në këto 3 ditë tragjedie. Prandaj të reflektojnë dhe të mos provokojnë tetovarët ashtu siç i provokoj shumë keq në një ndeshje futbolli kur krijoi një konflikt të hapur mes Shkupit dhe Tetovës. Uroj dhe shpresoj të mos shkojnë me të njëjtën strategji të një njeriu të plotësojë egon e tij. Tetova këtë javë nuk ka nevojë për një provokim të tillë”, apeloi Kasami.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments