Kasami: BDI bëri fushatë me Lube Boshkovskin, kundërkandidatit po ia ndërtoj rrugën

0
10

Kasami: BDI bëri fushatë me Lube Boshkovskin, kundërkandidatit po ia ndërtoj rrugën

Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-54-06-f3965d67

Kandidati për kryetar të komunës së Tetovës, Bilall Kasami gjatë debatit të sontëm në Kallxo.com me Jeta Xharrën, duke iu përgjigjur akuzave të kandidatit të AKI-së Bajram Rexhepi për bashkëpunim me VMRO-në, tha se “BDI-ja po e akuzon atë me mëkatet e veta”.
“Po më akuzojnë me mëkatet e tyre. Këta jo vetëm që qeverisën me VMRO-në për më shumë se 10 vjet, por edhe e sollën në tubim Lube Boshkovskin i cili dyshohet se ka vrarë shqiptarë në Luboten, fëmijë, gra, pleq”, ka thënë Kasami.
Ai tha se në mandatin e tij të parë jo vetëm që e ka përgjysmuar borxhin e trashëguar prej 24 milionë eurosh, por edhe ka ndërtuar rrugë dhe projekte të shumta, përfshirë edhe rrugën dhe shkollën në fshatin e kundërkandidatit, Bajram Rexhepi nga AKI.
“Edhe kundërkandidati im e di se sa është punuar në Tetovë. Edhe ai e di se unë po ja ndërtoj edhe rrugën për në fshatin Sellcë dhe shkollën në fshatin Sellcë që është fshati i tij”, ka thënë mes tjerash Kasami.


Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-47-36-76a070c5