Nga 15 maji nuk do të mund që të blejmë me kartëmonedha 10 dhe 50 denarëshe të letrës, pasi që ato nuk do të vlejnë.
Banka Popullore informon se në vend të tyre do të përdoren monedha plastike 10 dhe 50 denarëshe.
Gjithashtu, do të vlejnë edhe paratë 10 dhe 50 denarëshe të hekurit.
Kushdo që do të ketë kartëmonedha 10 dhe 50 denarëshe të letrës, mundet që të njëjtat t’i ndërroj me paratë plastike, ose të hekurit.
Periudha e ndërrimit vlen nga 15 maji i këtij viti, deri më 15 maj të vitit që vjen, në ndonjë bankë. Pas 15 majit të vitit 2019, ndërrimi do të bëhet vetëm te Banka Popullore.