Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniKartelat shëndetësore dalin nga përdorimi (VIDEO)

Kartelat shëndetësore dalin nga përdorimi (VIDEO)

Institucionet shëndetësore po punojnë për një zgjidhje të re lidhur me dokumentin që duhet të posedojnë qytetarët gjatë marrjes së shërbimeve mjekësore pasi zgjidhja e tanishme me kartelat elektronike nuk ka dhënë efekte përkundër shpenzimit të rreth 7 milion eurove. Kartelave që u ka skaduar afati janë jashtë përdorimit, por edhe ato që kanë afat nuk kërkohen nga mjekët kështu që qytetarët shërbimet i marrin me librezat e vjetra. As ministria e Shëndetësisë e as Fondi për momentin nuk tregojnë zgjidhjet e mundshme për furnizimin e qytetarëve me një kartelë funksionale përmes të cilës do të mund ti kryenin të gjitha shërbimet mjekësore.

Është formuar një grup pune me përfaqësues të ministrisë së Shëndetësisë, Fondit shëndetësor, njësisë për shëndetësi elektronike dhe fakultetit për shkenca informatike, i cili ka hartuar një propozim për sigurim të vazhdueshëm të shfrytëzimit të shërbimeve elektronike në sistemin shëndetësor. Janë analizuar proceset ku duhet të përdoret kartela elektronike shëndetësore e tanishme dhe çertifikata digjitale. Në përputhje me informatat e mbledhura, grupi punues ka përgatitur zgjidhje afatshkurte dhe afatgjate për tejkalimin e problemit me shfrytëzimin e shërbimeve në shëndetësi“. – u shprehën nga  Ministria e Shëndetësisë

Disa qytetarë të anketuar nga Alsat thonë se asnjëherë nuk e kanë përdorur kartelën elektronike shëndetësore, madje disa as kanë poseduar ndonjëherë kartelë të tillë.

Nuk kam kartelë elektronike, me librezë funksionoj. Dorëzuam njëherë kërkesë por diçka u bllokua puna dhe nuk na nxorën më kartela. Asnjëherë, asnjëherë nuk kam pasur“. – theksoi një qytetar i intervistuar

Zgjidhje e re mund të këtë si model sistemin  integruar elektronik “Termini Im“, që po ashtu nuk sjellë efektet e pritshme. I njejti po shoqërohet me kritika dhe pakënaqësi të shumta nga ana e qytetarëve.

I sëmuri nuk pret, duhet sa më shpejtë të caktohen termine, por këtu tek ne kështu është shteti“.

Dikush ndoshta edhe ka vdekur derisa kanë bërë termin. Terminin e kanë bërë, njeriu ka vdekur, çfarë të bësh“. – u shprehën qytetarët e intervistuar

Kartelat e para elektronike shëndetësore u lëshua në përdorim në vitin 2011 duke zëvendësuar kartonët e kaltër. Qeveria e kaluar për këtë projekt kishte ndarë nga buxheti 7.5 milionë euro. Përkundër kësaj, për marrjen e kartelës elektronike, qytetarët ishin detyruar të paguajnë nga 250./alsat/

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments