Një 53-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Elbasanit për trafikimin e automjeteve nëpërmjet kufirit të gjelbër nga Maqedonia e Veriut në Shqipëri. Dyshohet se i ndaluari me iniciale Xh. B., lindur në Përrenjas, po e bënte këtë punë në bashkëpunim me një shtetas të Maqedonisë së Veriut, gjegjësisht banues në Strugë, i cili është shpallur në kërkim dhe me disa shtetas të tjerë.
Gjatë operacionit të koduar “Rrajca 2019” u morën në cilësinë e provës materiale një autoveturë e markës Volkswagen Passat, me targa të shtetit të Maqedonisë së Veriut, në pronësi të një shtetasi maqedonas. Automjeti është grabit në Maqedoninë e Veriut dhe me pas është trafikuar në Shqipëri.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për këtë aktivitet të paligjshëm.