Të martën rreth orës 20.00, nga ana e zyrtareve policor nga Njësiti për tregti të palejuar, dhe sipas njohurive paraprake operative, në afërsi të vendpagesës rrugore në Petrovec është ndaluar vetura me targa bullgare, e drejtuar nga personi L.M.(49) nga Velesi.
Gjatë kontrollit të personit është gjetur një pako me drogën e tipit heroinë prej 101.35 gramëve. Personi është arrestuar dhe me të është kryer bisedë informative.
Pas dokumentimit të tërësishëm të rastit, kundër L.M. do të ngritet padi penale.