Një 29 vjeçar nga Kërçova është arrestuar gjatë ditës së sotme pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, policia gjeti marihuanë dhe sende tjera të jashtëligjshme.
“Më datën 10.12.2022 në NJPB Kërçovë nga liria është privuar B.L. (29) nga Kërçova. Gjatë bastisjes, pas marrjes së urdhërit gjyqësor, e kryer në shtëpinë e tij nga ana e nëpunësve policorë është gjetur marihuanë, makinë thërmuese dhe sende tjera”, thonë nga policia.
MPB njofton se pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.