Më datë 20.12.2023 rreth orës 16:00 në fshatin Belicë e Poshtme të Strugës, oficerë policorë nga Njësia për Punë të Brendshme Strugë kanë privuar nga liria A.N.(27), ndërsa për bisedë informative është thirrur I.D.(24), të dy janë nga fshati Vranishtë i Strugës . Në fshatin Belicë e Poshtme oficerë policorë kanë ndaluar një automjet të tipit “BMW” me targa të Strugës , në të cilin udhëtonin të dy, gjatë të cilit A.N. ka hedhur një qese me marihuanë, e cila është gjetur dhe konfiskuar. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, do të ngrihet padi e duhur.(Struga Ekspres)