SPB-Ohër ka ngritur padi penale kundër personit I.B. (29) dhe S.GJ. (34), të dy nga Ohri, personat dyshohen të kenë kryer 14 herë veprën penale “vjedhje të rënda” dhe pesë herë veprën penale “vjedhje”.
Në periudhën nga tetori i vitit të kaluar deri në prill të këtij viti, grabitësit në vende të ndryshme në Ohër dhe në disa fshatra të Ohrit, duke përdorur mjete të ndryshme dhe forcë fizike, kanë hyrë në shtëpi dhe banesa duke grabitur gjë sende të ndryshme.