SPB-Ohër ngriti padi penale kundër S.N (33) dhe A.M (41), nga Kumanova, për shkak të ekzistencës së bazës për dyshimin e kryerjes së veprës penale “prodhim dhe lëshim i paautorizuar i substancave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, informohet Struga Ekspres nga MPB.
Gjatë kontrollit në apartamentin që gjendet në bulevardin “Turist”, të marrë me qira nga të paditurit, u gjetën dhe konfiskuan paketa heroine, të gatshëm për shitje të mëtejshme të të varurve nga droga.(Struga Ekspres)