Friday, November 22, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniKapen 88 emigrantë në Gjevgjeli, 12 prej tyre fëmijë! 35-vjeçari përfundon në...

Kapen 88 emigrantë në Gjevgjeli, 12 prej tyre fëmijë! 35-vjeçari përfundon në pranga

Sot, respektivisht pas mesnatës, policia në “Nova petla” të Gjevgjelisë ka kapur 88 emigrantë klandestinë, përcjell TV21. MPB informon se është arrestuar 35-vjeçari A.S. nga fshati Injevë të Radovishit.

“Në këtë vend, zyrtarët policorë kanë ndaluar një kamion të tipit “Scania” me targa të Prilepit, me gjysmërimorkio dhe pas kontrollit, në gjysmërimorkio janë gjetur 88 emigrantë (56 nga Siria, 21 nga Pakistani, 10 nga India dhe 1 nga Jemeni), nga të cilët 12 janë të mitur. Emigrantët janë akomoduar në qendrën pranuese dhe transitore “Vinojug” në Gjevgjeli, ndërsa A.S. është ndaluar në stacion të policisë”, thonë nga MPB.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!