Wednesday, July 2, 2025
Nabizi KFC Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniKandidatura të pavarura në disa komuna tjera për zgjedhjet lokale në RMV

Kandidatura të pavarura në disa komuna tjera për zgjedhjet lokale në RMV

*Në zgjedhjet lokale të vjeshtës në Maqedoninë e Veriut partitë politike shqiptare dhe koalicionet ende nuk kanë zbardhur emrat e kandidatëve për kryetar komunash.

Ndërkohë, në garë për këto zgjedhje tashmë do të ketë edhe kandidatë të pavarur. Një nga të parët që ka publikuar dhe zyrtarizuar kandidimin është Mendi Qyra, biznesmeni i sukseshëm strugan dhe kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore.

Por përpos tij, për herë të parë pritet të ketë më shumë kandidatë të pavarur.

Ndër të përmenden garimi i sërishëm i kryetarit të komunës së Studeniçanit, Azem Sadiku. Përpos tij do të ketë kandidat edhe në komuna tjera dhe sidomos do të garojnë kryetar aktual komunash, të cilët nuk do të gjenden në pazaret brenda koalicioneve shqiptare në njërën anë Fronti Evropian Kombëtar dhe në anën tjetër VLEN.

Siç mëson INA, kandidatura të pavarura nuk përjashtohen në në një të tretën e komunave ku pritet të fitojnë partitë shqiptare, duke përfshirë edhe komuna më të mëdha.
Nga ana tjetër, një emër i përfolur për të garuar si kandidat i pavarur në Gostivar është edhe eksperti për çështje ekonomike dhe opinionisti Visar Ademi. Por, përpos tij përfliten edhe emra tjerë nëpër disa komuna tjera. (INA)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments