Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniKandidatja e VMRO-së Gordana Siljanovska: Shteti është i lidhur me maqedonasit (VIDEO)

Kandidatja e VMRO-së Gordana Siljanovska: Shteti është i lidhur me maqedonasit (VIDEO)

Gordana Siljanovska, kandidatja për president e mbështetur nga VMRO DPMNE-ja, ka theksuar se maqedonasit nuk dorëzohen as kur dikush mundohet t’i gjunjëzojë, përkundrazi ata lartësohen më shumë. Duke komentuar Marrëveshjen e Prespës, gjatë tubimit në këtë qytet ajo ka akuzuar kryeministrin Zaev se nuk ka bërë asgjë për qytetarët e Prespës, përveç Marrëveshjes së dëmshme sipas saj për emrin.

Unë jam e bindur se Maqedonia do të jetë gjithçka që kemi, për shkak se ne nuk kemi zgjidhje tjetër, ne nuk kemi Maqedoni tjetër, nuk ekziston Republika e Maqedonisë së Jugut. Është qesharake të mendohet se nga territori e kemi emrin. Jo territori nuk është krijesë, nuk jep emër, emri është i lidhur me kombin, me njerëzit, me maqedonasit- deklaroi Gordana Siljanovska, kandidate për presidente.

Video:

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments