Monday, August 18, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniKandidatëve të pavarur do t’u nevojiten vetëm dy nënshkrime nga zgjedhësit për...

Kandidatëve të pavarur do t’u nevojiten vetëm dy nënshkrime nga zgjedhësit për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale

*Dy nënshkrime nga dy zgjedhës do të jenë të nevojshme që kandidatët e pavarur për këshilltarë dhe kryetarë komunash të mund të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme lokale që duhet të mbahen në tetor. Këtë e parashikon Rregullorja e re për rregullimin e procedurës për mbledhjen e nënshkrimeve për mbështetjen e listave kandiduese të paraqitura nga grupet e zgjedhësve dhe për mënyrën e përcaktimit të noterëve për zgjedhjet lokale të vitit 2025, të cilën Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve e miratoi sonte në seancë.

Rregullorja u propozua nga anëtari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski, duke iu referuar nenit 63 të Kodit Zgjedhor, i cili sipas tij nuk është shfuqizuar dhe rregullon procedurën e mbledhjes së nënshkrimeve për propozimin e kandidatëve, ndonëse neni 62 që ka të bëjë me zgjedhjet lokale është shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese.

“Do të lexoj disa ndryshime që i propozoj në Rregullore dhe që janë me rëndësi thelbësore. Bazuar në nenin 63 paragrafi 3, mbledhja e nënshkrimeve në procedurën e kandidimit, sipas dispozitave të Kodit Zgjedhor, fillon 10 ditë pas shpalljes së zgjedhjeve dhe zgjat 15 ditë. Kur propozues i listës së kandidatëve për anëtarë të këshillit, përkatësisht i listës së kandidatit për kryetar komune është një grup zgjedhësish, është e nevojshme që propozimi i listës kandiduese të konfirmohet nëpër zyrat rajonale ose degët lokale të KSHZ-së me dokument identifikimi të vlefshëm, me adresë banimi në komunën për të cilën dorëzohet lista përkatëse e kandidatëve dhe në formularin e përshkruar të nënshkruajnë të paktën dy zgjedhës për mbështetjen e saj,” – tha Dashtevski duke arsyetuar dispozitat e Rregullores së re, pasi e vjetra ishte shfuqizuar për shkak se Gjykata Kushtetuese kishte anuluar dy nene nga Kodi Zgjedhor.

Dashtevski theksoi se nënshkrimet për mbështetjen e listës së kandidatëve për anëtarë të këshillit, përkatësisht për kryetar komune, do të mblidhen gjatë periudhës së përcaktuar sipas nenit 63 paragrafi 3 të Kodit Zgjedhor, në orarin e rregullt të punës së degëve dhe zyrave rajonale nga ora 8:30 deri në 16:30.
“Këto janë çështje specifike që do të vlejnë vetëm për këto zgjedhje, prandaj propozoj që KSHZ ta miratojë këtë projekt-rregullore,” – tha Dashtevski.

Kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko, theksoi se ka një mendim të kundërt nga ai i Dashtevskit nga aspekti procedurës juridike, por megjithatë, si ai ashtu edhe kolegu i tij Oliver Ristovski do të votojnë për rregulloren.

Sipas Rregullores së propozuar për mbledhjen e nënshkrimeve, e cila parashikon që të regjistrohen të paktën dy nënshkrime në degët rajonale për kandidimin e një grupi zgjedhësish, neni 60 i Kodit Zgjedhor përcakton drejtpërdrejt të drejtën e një grupi zgjedhësish për të dorëzuar listë kandidatësh dhe për të marrë pjesë në zgjedhje, por pa mbledhje nënshkrimesh. Arsyeja është se Gjykata Kushtetuese kishte shfuqizuar dispozitat për numrin e nënshkrimeve të parashikuara në nenin 62. Në këtë drejtim, unë nuk e pranoj arsyetimin e kësaj rregulloreje, e cila i referohet nenit 63 që parashikon procedurën për mbledhjen e nënshkrimeve – nuk mund të zbatohet procedurë pa pasur një cenzus për numrin e nënshkrimeve që duhet të mblidhen. Në këtë rast, neni 63 është i pazbatueshëm sepse është i lidhur me nenin 62 të ligjit, i cili është shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese. Por siç thashë, edhe pse nuk jam dakord nga pikëpamja formale juridike dhe procedurale, si unë ashtu edhe kolegu Oliver Ristovski do të votojmë për këtë rregullore, sepse mendoj se është në interes të procesit zgjedhor dhe për realizimin pa pengesa të veprimeve zgjedhore,” – tha Kondarko.

Ai shtoi se zgjedhjet janë shpallur, veprimet zgjedhore janë në proces, dhe KSHZ nuk ka as të drejtë dhe as mundësi t’i shtyjë apo ndalojë ato. Në këtë situatë, tha kryetari i Komisionit, KSHZ është gjetur jo për fajin e saj.
“Në dy raste Kuvendi nuk arriti ta rregullojë këtë çështje për numrin e nënshkrimeve të nevojshme për propozimin e listës së kandidatëve të një grupi zgjedhësish, dhe për këtë arsye KSHZ, jo për fajin e vet, është vënë në situatë që të zbatojë dispozitat e Kodit Zgjedhor ashtu siç janë, për interesin e organizimit të suksesshëm të procesit zgjedhor. Në thelb, nuk duhej të kishte mbledhje fare, pra 0 nënshkrime, por me këtë Rregullore propozohet të paktën dy nënshkrime nga të paktën dy zgjedhës, që në thelb nuk ndryshon asgjë,” – tha Kondarko.

Këtij mendimi i kundërpërgjigj Dashtevski, i cili tha se me Rregulloren e propozuar nuk dilet jashtë kuadrit ligjor.
“Në fillim të arsyetimit për Rregulloren thashë se neni 62 është shfuqizuar, por se është në fuqi neni 63, veçanërisht paragrafët 1, 2 dhe 3. Prandaj, mendoj se procedura për mbledhjen e nënshkrimeve duhet të ekzistojë në një formë ndoshta simbolike, sepse është e parashikuar si procedurë,” – tha Dashtevski.

KSHZ në seancën e 9 gushtit miratoi një përfundim që të shfuqizohet Udhëzimi i KSHZ-së i vitit 2024 për rregullimin e procedurës së mbledhjes së nënshkrimeve dhe mënyrën e caktimit të noterëve sipas Kodit Zgjedhor. Siç tha kryetari i KSHZ-së Boris Kondarko, ky udhëzim është shfuqizuar për shkak të vendimit të Gjykatës Kushtetuese me të cilin janë shfuqizuar nenet 61 dhe 62 të Kodit Zgjedhor, ku ishte përcaktuar numri/përqindja e nënshkrimeve për propozimin e listave të një grupi zgjedhësish.

Dje Kuvendi bëri një përpjekje për të miratuar ndryshime në Kodin Zgjedhor që do ta rregullonin numrin e nënshkrimeve të nevojshme për kandidatët e pavarur në zgjedhjet lokale, por edhe pse morën shumicën e nevojshme të votave, nuk u sigurua numri i duhur i votave sipas Badenterit dhe ato nuk u miratuan. Ndryshimet e propozuara parashikonin që kandidatët e pavarur të duhej të mblidhnin 0,5 për qind nënshkrime nga zgjedhësit e regjistruar në listën zgjedhore të njësisë zgjedhore përkatëse (NJZ).

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments