Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeBotaKancelari austriak: Po bisedojmë me shtetet e tjera për zgjidhjen e karantinimit...

Kancelari austriak: Po bisedojmë me shtetet e tjera për zgjidhjen e karantinimit të qytetarëve

Austria, e cila do të hapë përfundimisht kufijtë me Gjermaninë, Lihtenshtajnin dhe Zvicrën më 15 qershor, po kërkon gjithashtu marrëveshje me shtetet e tjera që të lejojnë austriakët të kthehen pa 14 ditët e karantinës.

“Situata në Itali është më e vështira. Sidoqoftë, ne po kërkojmë një zgjidhje së shpejti. Detajet nuk do të paraqiten para të mërkurës”, theksoi kancelari Sebastian Kurz.

“Kujtojmë që Austria dhe Gjermania parashikojnë rivendosjen e qarkullimit të lirë në kufijtë e tyre të përbashkët duke nisur nga 15 qershori, të mbyllur që prej mesit të muajit mars për shkak të epidemisë së koronavirusit të ri”, theksoi sot qeveria austriake.

“Duke nisur nga 15 qershori, hapja e kufirit mes Gjermanisë dhe Austrisë do të jetë e mundur”, theksoi për radion publike “Ö1”, ministrja e Turizmit dhe Bujqësisë Elisabeth Köstinger.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments