Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniKafenetë si barometër. Parajsë e rrejshme sociale

Kafenetë si barometër. Parajsë e rrejshme sociale


Të papunë, por me para të mjaftueshme për të bjerrë kohën nëpër kafene. Kjo është pamja aktuale që aktualisht zotëron në shumë qytete të Maqedonisë, kurse sociologët janë të mendimit se mungesa e angazhimeve kreative ka bërë që të rinjtë të gjejnë alternativa, të cilat nuk kanë kurrfarë dobie as personale, as publike
Nëse i hedhim një sy lokaleve gastronomike nëpër qytete tona, fitojmë përshtypjen se qytetarët jetojë në një parajsë sociale.

Nga ora 9 e mëngjesit e deri në 21 e mbrëmjes kafenetë në kryeqytet si dhe nëpër qytetet tjera të vendit janë përplot me të rinj të cilët në mungesë të aktiviteteve, kohën e lirë e bjerrin nëpër kafene edhe përkundër faktit se shumica e tyre janë të papunë.

Se të rinjve u pëlqen të rrinë sa më shumë në kafene, këtë e thonë pronarët e lokaleve sipas të cilëve numrin më të madh të klientëve i kanë të rinjtë apo 70 për qind të moshës 19 e deri në moshën 35 vjet, të cilët pjesën më të madhe të ditës e kalojnë nëpër kafene.

Në anën tjetër derisa kafenetë janë përplot me të rinj të dhënat e Entit të Statistikës tregojnë se numër më të madh të papunëve ka tek të rinjtë të moshës prej 15 vite e deri në 24 vite, apo 46.7 për qind e të rinjve në Maqedoni janë të papunë gjegjësisht shkalla e të papunëve në Maqedoni në total është 21,9 për qind.

“Si duket në Maqedoni edhe për një kohë të gjatë do të kemi shkallë të lartë të papunësisë sidomos për të rinjtë. Pikërisht ky është dhe grupi i të rinjve që më së shumti rinë nëpër kafe. Për t’u ulur në lokalet si ky qe është afër dy universiteteve, të duhet jo pak kohë të presësh në këmbë derisa të lirohet ndonjë vend. Kjo ndodh për çdo ditë dhe jo vetëm ditëve të vikendit. Kjo pamje është prezente pothuajse në të gjitha kafenetë qofte këndej urës së Vardarit apo në anën tjetër të Vardarit”, thotë njëri nga pronarët e kafesë në afërsi të qendrës tregtare “Mavrovasja”.

Edhe të rinjtë të cilët i intervistuam deri sa po pini kafenë e mëngjesit thonë se ata gjatë ditës disa herë rinë nëpër kafene dhe shpenzojnë nga 30 deri në 100 denarë në ditë.

“S’ka punë, edhe nuk kam çka të bëjë jo vetëm unë por edhe të rinjtë e tjerë që po i sheh ulur në kafe. Unë dal shpesh sepse nuk punoj, andaj kohën e lirë e kalojë në kafene ndonjëherë vetëm por ndonjëherë edhe me shokë. Gjatë ditës shpenzoj 30 deri më 100 denarë”, thotë i riu 23 vjeçar nga Shkupi.

Ndërkaq në pyetjen se si ja bën për para pasi nuk punon ai përgjigjet thjesht nga babi apo mami falë zotit që punojnë të dy dhe më japin para të mjaftueshme për të pirë kafe. Ndërkaq i riu i moshës 27 vite ulur në tavolinën tjetër thotë se punon dhe se pothuaj se gjysmën e rrogës e shpenzon nëpër kafene.

“Unë punoj dhe gjatë ditës, shpenzoj shumë. Gati gjysma e rrogës më shkon në kafeteri. Çdo herë që gjej kohë të lirë dal vetëm apo me koleg të punës dhe pijë kafe”, thotë 27 vjeçari po ashtu nga Shkupi i punësuar në administratë.

Sociologu Ali Pajaziti për fenomenin që kafenetë pothuajse në të gjitha qytetet e Maqedonisë janë të mbushura plotë me të rinj, thotë se fajin e kanë institucionet shtetërore që shumë pak punojnë dhe kujdesen për rininë.

Sipas Pajazitit, mungesa e aktiviteteve kulturore, sportive ku të rinjtë do të shprehnin talentin, ndjekin pasionin-hobi, të krenohen për të arriturat, të jenë fitues të garave sportive, teatrore, muzikore ata zgjedhin kohën e lire ta kalojnë nëpër kafene edhe pse janë të papunë.

“Fenomeni i kafemanisë apo i harxhimit të kohës nëpër lokale të ndryshme si kafene, bare, ‎restorante flet për një shoqëri të degraduar në aspektin e organizimit të jetës, ku koha e lirë ka ‎përfshirë apo pushtuar gjithë ditën, jo një copë kohe siç është e natyrshme dhe siç bën bota e ‎civilizuar. Dihet, anglezët e kanë tradicionale ‘tea at five’ apo çaji në ora pesë pasdite, kurse ‎shqiptarët pinë kafe e çaj kur t’iu teket, duke lënë pas dore të gjitha obligimet profesionale, ‎familjare, jetike. Pasioni pas dëfrimeve mashtruese është kontraproduktiv, është pasivizues i ‎brezave, krijon një kulturë të dembelizmit masovik, një gjeneratë që kënaqet me të arriturat e ‎pararendësve dhe që jeton vetëm për, zbavitje, llaf e muhabet, që e vret kohë, në fakt ‎perspektivën e vet”, thotë për KOHA, sociologu Ali Pajaziti.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!