Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShëndetësiKafeja mund të kthehet në një artikull luksi

Kafeja mund të kthehet në një artikull luksi

Kriza e madhe e çmimeve të ushqimeve duket se do të prekë edhe çmimin e kafesë.

Në raportin e fundit të Eurostat theksohet se kafeja mund të kthehet në një artikull luksi pasi çmimi i sa pritet të vijojë të rritet sëbashku me çmimin e sheqerit dhe qumështit.

Në artikullin e “Newsbeast.gr”, referuar raportit të Eurostat theksohet se një filxhan kafe është bërë më i shtrenjtë se zakonisht.

“Rritjet e fundit e çmimeve, e bëjnë kafenë pothuajse një artikull luksi, ”tha zyra e statistikave të Bashkimit Evropian, duke njoftuar se çmimet mesatare të kafesë u rritën me 16.9 përqind në gusht krahasuar me një vit më parë.

Qumështi i freskët tani kushton mesatarisht 24.3% më shumë, ndërsa konsumatorët paguanin 22.2% më shumë për qumështin e freskët me pak yndyrë, tha Eurostat.

Rritjen më të madhe e ka shënuar sheqeri, me një rritje të çmimit mesatar prej 33.4%.

Të dhënat treguan se çmimet për këto katër produkte janë rritur në të gjitha vendet anëtare të BE-së, me përjashtim të Maltës, ku çmimi i qumështit të freskët me pak yndyrë ka mbetur i pandryshuar.

Finlanda dhe Lituania panë ndryshimet më të larta në çmimet e kafesë, me rritje përkatësisht 43.6% dhe 39.9%, të ndjekura nga Suedia dhe Estonia.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!