Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiKacafyten keq Aleanca e Strugës dhe Komuna e Strugës, ja akuzat e...

Kacafyten keq Aleanca e Strugës dhe Komuna e Strugës, ja akuzat e rënda për njëra tjetrën

Aleanca për Shqiptarët dhe Komuna e Strugës sot janê “kacafytur ashpër”,pas një viti udhëheqjeje me komunën e Strugës nga ana e Ramis Merkos,shkruan Struga Ekspres.

Sot Aleanca e Strugës në një deklaratë për shtyp, kritikoj ashpër Ramis Merkon pasi kaloi një vit nga udhëheqja e këtij të fundit në komunën e Strugës duke e akuzuar ashpër për abuzimet e mëdha që ka bërë Merko në mandatin një vjeçar.
Ja deklarata e plotë e Aleancës së Strugës:

Mandati një vjeçar i Ramis Merkos
– Largimi nga puna i rreth 100
të punësuarve, mes tyre profesionistë dhe gra të moshuara para pensionit veç për hakmarrje politike, zevendesimi i tyre me kuadro partiak dhe joadekuat , e jo siç thotë se paska punësuar 300 vetë,kjo është genjeshtër.
Largim, shantazh, kërcënim dhe internim në objekte pa kurrfarë kushtesh për punë të të punësuarve profesionistë të administratës komunale me qëllim degradimin e tyre;
-Largim nga puna e mësuesve dhe arsimtareve me mbi 15 apo 20 vite pervoje pune dhe zvendesimi i tyre me persona qe kane mbaruar tek universiteti i tije privat me diploma nga juridiku, ekonomiku dhe kriminalistika;
-Edhe pse ministri i arsimit është nga partia e tij përsëri nuk ka fuqi të zgjidhi çështjen e nxënësve në Podgorc, paralelet shqip në Podgorc u hapën në vitin 2009, asnjëherë nuk pati mbeshtetje të duhur nga pushteti qendror, tani dalëngadal po shuhet kthehen paralelet me mesim ne gjuhen Maqedonase nuk ka asnji nxënës të regjstruar në klasë të parë ndërsa nga kl.II deri ne të V ka vetem 10 nxenes
–Dështimi i disa konkurseve për punësim dhe avancimi në administratën komunes si rezultat i venies ne pozita drejtuese persona joadekuat dhe joprofesioniste;
-Mbushja e bordeve drejtuese të ndërmarrjeve komunale me familjarë të tij dhe të punësuar në universitetin e tij privat;
-Nepotizëm në çdo cep të pushtetit lokal;
-Shfrytëzimi i automjeteve zyrtare dhe resurseve tjera komunale për promovim të universitetit të tij;
-Deponia e qytetit që vetë ua bëri dhuratë struganëve në mandatet e para të tij, sot e kësaj dite qëndron në vend;
–Janë shtuar deponitë e egra nëpër vende të ndryshme të qytetit dhe fshatrave përreth, për të cilat ne kemi reaguar në çdo kohë;
-Ndërtime pa kriter dhe jashtë çdo norme ligjore përreth plazheve të qytetit, duke iu mundësuar të afërmve të tij apo aktivistëve të krijojnë biznes në breg të liqenit;
–Uzurpime të reja të plazheve;
– Tentime për uzurpime dhe tamponim të disa pjesëve në breg, por të ndaluara përkohësisht pas reagimit të opozitës dhe qytetarëve në përgjithësi;
– Tenderim për automjet zyrtar për 100000 mijë euro me kushte marramendëse dhe qesharake, në stilin e ish kryeministrit;
–Ripërsëritje e tenderimit për automjet zyrtare, sepse i pari siç duke ka dështuar diku ose nuk janë marrë vesh meshitësin. Sot ka procedurë tjetër të hapur për automjet të ri;
–Procedura tenderuese të kontrolluara, ku favorizohet vetëm një kompani, shumë e afërt me Merkon;
–Parkingje ilegale, sjellje vendimi në mënyrë të çuditshme dhe gjatë gjithë verës janë marrë para për parkingje dhe askujt nuk i është dhënë kupon fiskal. Një situatë e rëndë e krimit ekonomik, të ciln ne e kemi paraqitur në organe kompetente, por siç duket nuk ka reagim. Situata me.parkingjet vazhdon edhe sot, mjafton të vizitoni parkingun në qendër, përballë objektit të komunës;
–Kalim i një vendimi shumë të dyshimtë në Këshill nga partnerët lokalë, ku i jepet e drejta një hoteli privat, ta privatizojë apo ta blejë pjesën më të mirë të bregut, gjegjësisht krejt plazhin e meshkujve;
–Problemi me kasinot dhe lojrat e fatit ne qytet vazhdon edhe pse e nisen fushaten per mbylljen e tyre nuk kane bere azhgje ne kete drejtim por perkundrazi numeri i tyre eshte shtuar;
–Qetesia ne qytet aspak ne kushtet e asaj qe kerkojne qytetaret e Struges, vet qytetaret jane deshmitare te kesaj;
–Pune te nisura por pa projekte konkrete, rrethrrotullimi tek ura ne afersi te fshatit Morovisht u reklamua por nga ky i ashtuquajtur projekt nuk ka mbet asgje;
–Mbyllja e disa rrugeve ne qytet pa alternative per dalje shkaktone kaos te vertet ne komunikacion, per kete ishim deshmitar gjate sezonit te vere;
–Reklamim me punet e te tjereve, lavderohet per rrugen tek stanet e Llabunishtes ndersa harron se ai eshte projekt i punuar, i fituar dhe i filluar nga qeverisja e kaluar lokale.

Struge- 08-11-2018 Aleanca per Shqiptaret dega, Strugë

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i komunës së Strugês ndaj deklaratês së Aleancës së Strugës, ku nga komuna thonë se Aleanca e Strugês është bërë qesharake dhe se janë të zënë për krimet që kanë bërë gjatë udhëheqjes së tyre me komunën e Strugës.

Ja reagimi i plotë i komunës së Strugës:

Komuna e Strugës: Pas tri ditësh pritje na treguat disa fjalë që ju bëjnë të dukeni qesharak

Zhvillimet dhe punët në Komunën e Strugës edhe njëherit dëshmojnë dhe vërtetojnë suksesin e Kryetarit Dr.Ramis Merko dhe ekipit të tij. Reagimi juaj po dëshmon për paturpësinë tuaj pasi që:
1. Sot jeni ju ata të cilët midis jush nuk kuptoheni, jeni të përçarë dhe të zënë për krimet që keni bërë.
2. Sot reagoni ju që më shumë se 4 vite keni flejtur në administratën e Komunës së Strugës dhe keni dëmtuar çdo sektor duke keqpërdorur gjithçka.
3. Sot reagoni ju që shikoni vetë çfarë shëtitore realizuat dhe me çfarë pllakash e ndërtuat kur sot keni një realitet tjetër
4. Sot reagoni ju për punësime dhe largime nga puna kur mes jush ka munguar çdo herë profesionalizmi.
5. Sot reagoni ju që dëmtuat të punësuarit e NPN “Proaqua”-s dhe vodhët gjithçka. I harruat të punësuarit duke i lënë pa bukën e gojës më shumë se 9-të muaj.
6. Sot reagoni ju për deponinë, e që vodhët të gjithë mjetet e ndara për mirëmbajtjen e saj dhe na mbytët për 4 vite me radhë me mos menaxhim të vet deponisë.
7. Sot flisni ju që vodhët dhe mjetin lundrues që ishte pronë e Komunës së Strugës.

Po flisni sot ju që harruat të flisni dje, e që tani dukeni qesharak.
Për ju kemi një thënie: “Të mos vlerësosh është paaftësi shpirtërore”.

P.S. “Nuk do harrojmë tju ftojmë dhe në prerjen e shiritit të radhës, sepse ju për 4 vite harruat”.

Zyra për marrëdhënie me publikun
Komuna e Strugës
(Struga Ekspres)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!