Sot festuam 8-vjetorin e themelimit të KAB STRUGA.
Mbi 100 dashamirës të natyrës na nderuan me praninë e tyre dhe u kënaqëm bashkërisht në një nga natyrat më të bukura që ka vendi ku jetojmë.
Liqenet e Llabunishtit dhe Podgorcit, së bashku me mysafirët nga Kumanova, Tetova dhe Shkupi që erdhën enkas për të na nderuar me praninë e tyre, e bënë këtë ditë edhe më të veçantë.
Qëllimit ia arritëm — respektin më të madh e meritojnë vogëlushët që i kishim të pranishëm dhe që në asnjë moment nuk e humbën buzëqeshjen.
KAB STRUGA është një pasuri, dhe kjo falë kryesisë së klubit që organizoi këtë ngjarje kaq fantastike dhe që prej 8 vitesh vazhdon të promovojë natyrën dhe Strugën tonë të dashur.
@shoqata klubi bjeshkëtar KUMANOVA
@Syte e sharrit
SHBE Shkupi – Shoqata bjeshkatare ekologjike
Faleminderit të gjithëve!