Pesë medalje për sportistët Struganë në Kampionatin Shtetëror në Karate për fëmijë të moshës 10-13 vjet.
Dy medalje argjenti dhe tre të bronzta për sportistët tanë, në këtë kampionat. Por duhet theksuar se gjykimi në këtë kampionat ishte nga më të dobtit, ku pati shumë padrejtësi.
Ky kampionat kishte edhe karakter përzgjedhës për Kampionat Ballkanik në karate.
Të pestë sportistët e klubit tonë u kualifikuan dhe fituan të drejtën për pjesmarrje në Kampionatin Ballkanik në karate.
Vëlla e motër Pasho dhe Gresa Mustafai u stolisën me medalje të argjentë. Drini Hajredini, Sara Sinani dhe Velerda Seferi u stolisën me medlje të bronztë.