Monday, December 29, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeSliderJuventus fiton sërish, Ronaldo ‘harron’ të shënojë (VIDEO)

Juventus fiton sërish, Ronaldo ‘harron’ të shënojë (VIDEO)

- Advertisement -

Juventusi ka marrë një tjetër fitore të rëndësishme pasi ka mundur Parmën në ndeshjen e javës së tretë në Serie A.

Të besuarit e Massimiliano Allegrit vijuan ecurinë pozitive pasi fituan  me rezultatin 2-1, ndërsa Ronaldo ende nuk ka sh?nuar golin e parë me fanellën e “Zonjës së Vjetër”.

Juventusi e nisi ndeshjen furishëm dhe pas vetëm dy minutave kaloi në avantazh, falë Mario Mandzukicit, i cili u tregua i shkathet pranë portës kundërshtare.

Reagimi i Parmës të rikthyer këtë vit në Serie A ishte fantastik, me Gervinhon që realizoi golin e barazimit pas gjysmë ore lojë.

Allegri e nisi pjesën e dytë duke e futur në lojë Douglas Costan në vend të Federicho Bernardeschit, dhe futja e tij e ndryshoi ritmin e ndeshjes.

Juve e shfrytëzoi këtë dhe ktheu avantazhin përmes Blasie Matuidit.

Ronaldo bëri disa përpjekje të pareshtura nga krahu i djathtë, por dështoi të shënonte.

Kjo ishte fitorja e tretë e Juves që kryeson tabelën me 9 pikë të grumbulluara.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!