Shumë njerëz ulen në këtë mënyrë sepse është një ulje e zaknoshme, madje ky pozicion shihet si shumë elegant dhe seksi.
Por ky pozicion mund të ketë disa pasoja të rënda për shëndetin.
Sipas studimeve qëndrimi në një pozicion për orë të tëra mund të çojë në një gjendje tjetër që quhet Paraliza Peroneale Nervore ose paralizë.
Në vitin 2010, studime të ndryshme treguan se kur ju rrini ulur për një kohë të gjatë me këmbë të kryqëzuara, presioni i gjakut në trupin tuaj, rritet.
Ky pozicion gjithashtu dërgon gjakun nga këmbët tek gjoksi, duke konkluduar kështu me rritjen e presionit të gjakut.
Një studim ka treguar se nëse qëndrojmë ulur me këmbët e kryqëzuara për më shumë se 3 orë në ditë, mund të rezultojë në shtrembërim të shpinës, dhimbje qafe dhe parehati të ijëve tona.