Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniJo zyrtarisht, zgjedhjet parlamentare më 11 tetor?

Jo zyrtarisht, zgjedhjet parlamentare më 11 tetor?

Zgjedhjet e 12 prillit, zyrtarisht janë anuluar për shkak të situatës me koronavirusin në vend. Tani nuk është precizuar data për mbajtje të zgjedhjeve dhe kjo ka ngelur si pyetje e hapur.

Shteti për momentin po përballet si gjithë shtetet e botës me pandeminë e virusit Covid-19 dhe nuk dihet deri kur do të zgjat kjo gjendje aktuale.

Jozyrtarisht, TV21 nga burime të afërta me partitë mësoi se në bisedën e fundit mes liderëve politk të 2-3 partive më të mëdha, si datë e mundëshme për mbajtje të zgjedhjeve është përmendur 11 tetori vitit 2020.

Në emisionin debativ “Click Plus” në TV21, liderë i Aleancës për Shqiptarët përmendi se koha e përshtatshme për zgjedhje është fundi i muajit korrik dhe fillimi i gushtit, ndërsa lideri i BDI-së komentoi se nuk njeh vend që mund të ketë mbajtur zgjedhje në korrik dhe theksoi se më e rëndësishme është të kalohet kjo krizë me koronavirusin.

Në anën tjetër, kryetari i LSDM-së, në emisionin “360 shkallë”, tha se mund të jetë muaji qershor, por gjithçka është e hapur deri në dhjetor, respektivisht data e rregullt e zgjedhjeve parlamentare.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!